Për shkak të hidrocentraleve të vegjël, së shpejti do të humbasim lumenjtë e Ballkanit. Mos u bë humbës, nënshkruaj peticionin kundër ndërtimit të hidrocentraleve të vegjël dhe shpëto lumenjtë nga ndotja, ndalimi i rrjedhës së ujërave dhe tharja.



Nënshkruaj peticionin
Nënshkruaj peticionin
paper

E arritëm synimin tonë dhe mblodhëm 15 000 firma.
Na ndihmoni të arrijmë tek 20 000!

/ 20000

Hapi i ardhshëm: LIBRI I DËSHTAKËVE
Të gjitha nënshkrimet e peticionit do të mblidhen në një libër, Libri i Dështakëve – si simbol të qëndresës së pëbashkët të fortë ndaj ndërtimit të mini-hidrocentraleve. Libri i Dështakëve do t'i dërohet Zyrës së Presidentit për të krijuar një presion shtesë ndaj Presidentit për të ndaluar mini hidrocentralet.

Izvučeni gubitni brojevi

Në vitin 2018 kemi humbur 70% të incentivave shtetërore duke investuar në hidrocentrale të vegjël që kanë gjeneruar vetëm 3,6% të energjisë elektrike totale.

ARSYEJA PSE HIDROCENTRALET E VEGJËL JANË TË DËMSHME

Megjithëse hidrocentralet janë burime të rinovueshme të energjisë, ato dëmtojnë mjedisin.

Hidrocentralet e vegjël janë ato me fuqi deri 10 MW të krijuara me devijimin dhe fragmentimin e lumenjve më të vegjël, dhe shpeshherë ndërtohen në zona me biodiversitet të lartë, në zona të mbrojtura dhe parqe kombëtare, të cilat si pasojë shkatërrohen dhe thahen.

Në dy vitet e fundit, ndërtimi i hidrocentraleve të vegjël në territorin e Ballkanit Perëndimor është rritur 300%. Nëse ndërtohen të gjitha hidrocentralet e vegjël të planifikuara, mbi 5000 km të pellgjeve lumore do të shndërrohen në tuba.

Problemi kryesor është që në vitin 2018, 70% të incentivave shtetërore për burimet e rinovueshme të energjisë u shpenzuan për hidrocentralet e vegjël, ndërsa ato kanë gjeneruar vetëm 3,6% të energjisë elektrike totale.

Përveç kësaj, ndërtimi i burimeve të tjera të rinovueshme të energjisë është më pak i inkurajuar, ndërsa incentivat për ndërtimin e hidrocentraleve mundësojnë një nivel të lartë të korrupsionit - mbi 500.000.000 euro tarifa subvencionuese të paguara për energjinë elektrike të prodhuar ngaë hidrocentralet e vegjël u ndanë nga viti 2015 deri në vitin 2019.

Ndikimi negativ i hidrocentraleve të vegjël është i shumëfishtë:

socio-psikologjik
Migrimi i popullsisë lokale, humbja e ujit dhe tokës

ndikimi në sistemin hidrologjik
Ndryshimi i rrjedhës së lumit, tharja e burimeve të ujit të pijshëm

fiziko-kimik
Rënia e cilësisë së ujit (nivele të reduktuara të oksigjenit), dëmtimi i shëndetit të njeriut

ndikimi në tokë dhe mjedis
Shkatërrimi i pyjeve përgjatë lumenjve, degradimi i tokës, rritja e rrezikut nga përmbytjet dhe thatësira

ndikimi në ekosistem
Ndryshimet në temperature dhe lagështirë, pengesat për migrimin dhe lëvizjen e peshqve, disa lloje peshqish janë nën kërcënimin e zhdukjes, rritet numri i specieve të rrezikuara, zhduken habitatet kryesore për shumë lloje të bimëve dhe kafshëve

ekonomik
Rritja e faturave të energjisë elektrike, më pak vende pune, ndikimi negativ në turizëm (zhdukja e plazheve dhe aktiviteteve ujore si rafting)

RËNDESIA E LUMENJVE PËR NJERËZIT

mbështesin biodiversitetin brenda dhe jashtë ujit

sigurojnë një burim ushqimi për njerëzit

ndihmojnë në zbutjen e ndikimit të përmbytjeve dhe thatësirave

ndalojnë humbjen e tokës bujqësore dhe pronës

stabilizojnë mikroklimën

pastrojnë ujin dhe ajrin

promovojnë shëndetin dhe ndjenjën e lumturisë